Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të ushqimit, fëmijët e tre çerdheve të komunës Qendër kanë vizatuar dhe përgatitur sot vakte me ushqim të shëndetshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria interaktive-edukuese është në kuadër të projektit ”Dita botërore e ushqimit të shëndetshëm” si aksion kundër urisë, kurse temat janë ” Çka duhet të hamë, si dhe përse”, ”Hajde të bëjmë figura prej lëngu të pemëve dhe perimeve” dhe ”Vizatojmë për ushqim të shëndetshëm”.
Fëmijët e kësaj komune fituan dhurata me ushqime të shëndetshme. Qëllimi i aktivitetit është informimi dhe përfitimi i njohurive, formimi i prirjeve të shëndetshme dhe të rregullta në të ushqyerit te popullata më e re dhe sa është me rëndësi që fëmijët të mësojnë se çfarë duhet të hanë./Telegrafi/