Telegrafi

Fëmijët e Donald Trumpit të ndarë rreth vazhdimit të betejës politike, Eric dhe Trump Junior e inkurajojnë – Ivanka kundër

Donald Trump në momentet “kyçe” në zgjedhjet presidenciale ka marrë porosi jo edhe aq të mira nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Djemtë e tij të mëdhenj Donald Trump Jr dhe Eric Trump, po e këshillojnë babanë e tyre që të vazhdojë të luftojë dhe të mos heq dorë nga proceset gjyqësore, ndërsa e bij e tij njëherit këshilltare në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump, po kërkon një mënyrë që presidenti ta ruaj “shpresën” derisa mendon për lëvizjet e radhës, kanë konfirmuar për CNN disa burime, transmeton Telegrafi.

Djemtë e Donald Trumpit po konsiderojnë se babai i tyre do të duhej të vazhdonte luftën politike deri në fund, duke mbështetur pretendimet e tij për vjedhje votash në zgjedhjeve.

E Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë një mendim pak më ndryshe. Ata konsiderojnë që Trump do të duhej të hiqte dorë nga gara, pasi që në Georgia të përfundojë më 20 nëntor rinumërimi i votave.

Dyshja besojnë se lufta në gjyq nuk do t’i ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, konsiderojnë se në këtë mënyrë do të ruaj integritetin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale – me shpresën se do të ketë “rritje të simpatisë” për Trumpin. /Telegrafi/