4 prej 6 fëmijëve të çiftit të famshëm holliwood – ian Jolie – Pitt, do jenë pjesë e filmit Kung Fu Panda 3. Pax 12 – vjeç, Zahara 10 – vjeç, Shiloh 9 – vjeç dhe Konx 7 – vjeç do dublojnë zërin e disa pandave në filmin e famshëm të animuar.
Jolie e cila ka dubluar zërin e tigëreshës në Kung Fu Panda që prej 2008, u shpreh se ajo nuk donte që fëmijët e saj ta humbin mundësinë për të qënë pjesë e këtij filmi.
“Ata nuk duan të bëhen aktorë, por une nuk doja që ata ta humbisnin këtë mundësi. Ata erdhën dhe u kënaqën shumë,”- u shpreh aktorja 40- vjeçare në “Entertainment Tonight”.