Banorët e një fshati në Indi, po i falen një fëmije sikur të jetë hyjni, sepse lindi me tri duar.
Vogëlushja erdhi në jetë në fillim të nëntorit në Bilanspur, ndërsa pos një gjymtyre më shumë në gjoks, ka shëndet krejtësisht normal, transmeton Telegrafi.
Nëna e saj e dërgoi për ta kontrolluar në një spital të afërt, ku u vërtetua se dora e tepërt nuk i shkakton asnjë problem.
Ekspertët që e kontrolluan, thanë se gjendja e saj është një në një milion, ndërsa nëpërmjet një operimi jo të vështirë, mund t’i largohet dora shtesë.
Asaj i dërguan shumë dhurata dhe para, me besimin se është ndonjë hyjni dhe mund t’ju sjellë fat.
Fëmijët që lindin në Indi, me gjymtyrë apo pjesë shtesë në trup, zakonisht konsiderohen si riinkarnim i perëndive Hindu që kanë shumë gjymtyrë.
Sipas besimit të tyre, me anë të këtyre gjymtyrëve mund të kryejnë shumë obligime në të njejtën kohë, teksa janë të gatshëm për gjithçka. /Telegrafi/