Kur u kthyen nga spitali me fëmijën e porsalindur, prindërit e rinj e harruan fëmijën e tyre në taksi.
Me të arritur në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë, ata u larguan me bagazh, por jo edhe me fëmijën që ishte duke fjetur, transmeton Telegrafi.
Ata i shkuan pas taksisë, por shoferi u largua duke mos i vërejtur që po e ndiqnin.
Për më keq, shoferi i taksisë e kishte mbyllur radiolidhjen sepse shkoi në pauzë pa e ditur se e kishte në veturë edhe një pasagjer tjetër.
“Kur arritën në shtëpi, vërejtën se po iu mungon diçka dhe zemra tyre ndaloi. U nevojit një intervenim i shpejtë dhe gjithçka përfundoi mirë” thuhet në raportin policor.
Raportohet se taksia kishte ndaluar në një parking nëntokësor, ndërsa për fëmijën e lënë në gjumë, u mësua kur në atë taksi hyri një pasagjer.
Atyre iu kanë kthyer fëmijën e pa lënduar, ndërsa thuhet se ka fjetur gjatë tërë kohës, në një hapësirë të qetë. /Telegrafi/