Telegrafi

Fëmijën e porsalindur e fusin në barkun e kafshës, që të luten për fatin e tij (Video)

Në një vend të panjohur në Shtetet e Bashkuara, është filmuar rituali i çuditshëm, ku një fëmijë të porsalindur e kanë futur në barkun e kafshës së ngordhur dhe janë lutur që të ketë fat.

Vogëlushi ka qëndruar i qetë, derisa një burrë e ka vendosur brenda trupit të kalit ose lopës dhe më pas e ka mbyllur lëkurën, transmeton Telegrafi.

Më të kryer lutjen e pazakontë që nuk është parë më herët, e kanë hapur sërish kafshën ku fëmija qëndronte i qetë.

“Shikoje dhe mbroje, kujdesu që të bëhet gjuetar i mirë. Sigurohu që të mos frikësohet nga shkurret, apo gjëra të tilla”, dëgjohet duke thënë burri, që besohet të jetë ndonjë prijës fetar.

Pas këtyre fjalëve, një zë gruaje dëgjohet duke thënë, se gjithçka shkoi në rregull dhe lutja iu pranua.

“Kurrë nuk kam parë që ndonjë traditë apo kulturë, kërkon që fëmija të futet brenda kafshës së ngordhur”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/