Telegrafi

Fëmijë që luajnë dhe të tjerë që hedhin biçikletat e tyre në shina – pamjet e njerëzve duke ‘luajtur bixhoz’ me jetën e tyre në hekurudhat e Britanisë

Autoritetet e hekurudhave në Britani të madhe kanë paralajmëruar publikun që të ndalojë ‘të luajnë bixhoz me jetën e tyre’ pas publikimit të një sërë videosh, në të cilat shihen pamje të rrezikshme.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje ku shihen fëmijët që kërcejnë në vendkalime, prindërit që i lënë të vegjlit të bredhin në shina dhe adoleshentët që hedhin biçikleta në hekurudhë.

Dhe MailOnline thotë se ka bërë bashkë disa video të publikuara në 15 muajt e fundit pasi pamjet shqetësuese javën e kaluar kapën momentin kur një çift ndaloi në mënyrë të rrezikshme për të pozuar në shinat e trenit, ku trenat kalojnë me shpejtësi deri në 160 kmh. /Telegrafi/