Site icon Telegrafi

Fëmija trevjeçar qëndron sipër pitonit gjigant, që e kishte sjellë uji i vërshimeve (Video)

Vogëlushi i njohur vetëm si Truong nga Thanh Hoa i Vietnamit, është lejuar nga familjarët e tij, që të qëndronte sipër një pitoni gjigant.

Reptili i gjatë shtatë metra, është bërë lojë për trevjeçarin që dëshironte të luante me të, por ka mundur ta pësonte keq sikur të sulmohej prej tij, transmeton Telegrafi.

Këtë kafshë që peshon afro 80 kilogramë, e kishin sjellë ujërat e vërshimeve, që janë shkaktuar nga shirat e shumtë.

Për pasojë, 54 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë mbetën pa shtëpi. /Telegrafi/

https://youtu.be/VK1LPOguYLY

Exit mobile version