Site icon Telegrafi

“Fëmija shkoi e u përplas në veturën time”, Deliu-Kodra i reagon Hajdarit: Çfarë deklarate është kjo ministre?

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë ditës së djeshme është përfshirë një aksident, ku ka goditur një fëmijë me veturën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria”  të Prishtinës. Pas raportimeve për këtë aksident, u deklarua vetë ministrja Hajdari përmes një postimi në Facebook ku shkruajti se fëmija ishte përplasur në veturën e saj.

Lexo po ashtu Ministrja Hajdari deklarohet pasi goditi një fëmijë me veturë, në lagjen 'Arbëria' në Prishtinë

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, u shpreh ajo.

E ndaj kësaj deklarate të ministres ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet.  Fëmiut i uroj shëndet të shpejt. Lutem ta kalon me lehtësi”, shkroi Deliu-Kodra në llogarinë e saj në Facebook. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version