E shtuna e kaluar ishte e tmerrshme për Maqedoninë, veçanërisht për qytetin e Shkupit, ku nga moti i ligë disa vendbanime të Shkupit u goditën nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen të zhdukur.
Njerëzit u përballën me katastrofat e vërshimeve si dhe pasoja të rënda. Një rast, ndoshta, që veçohet nga ndodhia është fëmiju Vedran Velinovski nga Kriva Pallanka. Vedrani gati tre orë ka qëndruar në ujin e ftohtë përpara se të gjehet nga babai i tij. Fëmija është vlerësuar në rrjetet sociale si hero. /Telegrafi/