Djaloshi i njohur vetëm si Pranshu, që ka gjendje të padiagnostifikuar fizike, po cilësohet si hyjni nga banorët e fshatit të tij në Punjab të Indisë.
Fëmija i lindur me kokë të fryrë dhe me sy pothuajse të mbyllur, po konsiderohet se i përngjan shumë zotit Ganesha, që është një i shenjtë hindu, transmeton Telegrafi.
Familja tij pretendojnë se jetojnë me një fëmijë hyjnor, i cili e bekon secilin njeri që i shkon pranë.
“Perënditë dërguan te ne një engjëll, i cili do të bëjë mirë për secilin. Unë e dërgoj çdo ditë në shkollë që të mësojë dhe të jetë i dobishëm”, ka thënë babai i djaloshit. “Të gjithë që i falen, më vonë i kanë dëshirat e plotësuara. Sa herë që e dërgoj në faltore, njerëzit e presin me lule dhe fjalë të mira.”
“Unë dukem si Ganesha Ji. Të gjithë më duan në shkollë dhe luajnë me mua, madje edhe mësimdhënësit më falen”, ka thënë Pranshu.
Duke treguar se nuk e ka problem formën e kokës, ai ka treguar se ndjehet mirë kur është i rrethuar me njerëz. /Telegrafi/