Karam Nadar nga Iraku, i është nënshtruar një intervenimi në Delhi të Indisë, për t’ia hequr duart dhe këmbët e tepërta me të cilat ka lindur.
Zyrtarët spitalor, e kanë lëshuar fëmijën shtatë muajsh të shkojë në shtëpi, pasi operimi është kryer me sukses dhe ai nuk ka nevojë për kujdes intensiv, transmeton Telegrafi.
Ky është një ndër operacionet më komplekse, që është realizuar ndonjëherë, meqë ai kishte gjashtë gjymtyrë më shumë.
“Është fëmija ynë i parë dhe në fillim ishim të tmerruar, por më pas na dhanë shpresë se ka shërim. Nuk u dëshpëruam dhe na u realizua ëndrra”, ka thënë babai i fëmijës lidhur me rastin.
Megjithëse operimi ka pasur sukses, ai është kthyer në vendlindje ku po mbahen nën kontrollin e familjarëve dhe nuk guxon të ecë për një kohë. /Telegrafi/