Aeroplani që udhëtonte nga kryeqyteti i Nikaraguas për në Majami pak ditë më parë, duhej të bënte një ulje emergjente.
Sipas mediave të huaja, aeroplani u ndalua në Kankun të Meksikës, për shkak se një pasagjere nga Nikaragua kishte nisur lindjen në mes të fluturimit.
Ajo ka lindur para se të ulej aeroplani dhe në videon nga vendi i ngjarjes, shihen mjekët të cilët pasi kanë zbritur kanë nxjerrë nga aeroplani gruan shtatzënë, ndërsa njëra prej tyre ecën pas dhe mban në krahë një folje alumini me të cilën ishte mbështjellë foshnja, që ia ruante temperaturën e trupit deri në spital.
Gjykuar nga videoja, ata janë përgjigjur me kohë dhe nëna dhe foshnja janë mirë, transmeton Telegrafi.
Rregulloret parashikojnë që kur një fëmijë të lindë në një aeroplan, kombësia e tij do të jetë ajo e hapësirës ajrore në të cilën ndodhet aeroplani.
Nëse vendi njeh “të drejtën e tokës”, foshnja do të ketë shtetësinë e atij territori. /Telegrafi/
Reason for the diversion of Avianca Airbus A320-214 aircraft (N454AV) to Cancun airport (CUN) was medical emergency, as an woman gave birth to her baby in mid-flight enroute to Miami, United States on 25 May.#aircraft #medical #emergency pic.twitter.com/3ZNljMPynY
— FL360aero (@fl360aero) May 27, 2023