Telegrafi

Fëmija ‘kidnapohet’ prej një majmuni, nuk i lë familjarët as t’i afrohen (Video)

Familjarët e një fëmije në Karnataka të Indisë, përpiqeshin të pashpresë ta largonin prej një majmuni, që dukej sikur e kishte kidnapuar.

Nga frika se mund t’i shkaktonte ndonjë lëndim edhe më të madh, ata mundoheshin ta habisnin gjallesën, por e kishin të kotë, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ndodhi edhe kur i hodhën ushqim, por majmuni nuk u mashtrua.

Megjithëse nuk e keqtrajtonte, njëjtë nuk besohet se ndodhi edhe para se të fillonte filmimi, pasi fëmija kishte gërvishtje të konsiderueshme në fytyrë.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur njëri prej familjarëve shfrytëzoi rastin dhe e tërhoqi, teksa majmuni po shikonte anash. /Telegrafi/