Karan Singh nga Meerut i Indisë, është i gjatë dy metra dhe dallon shumë nga bashkëmoshatarët që i afrohen vetëm deri te beli.
Fëmija tetëvjeçar që po vazhdon të rritet, besohet se është më i gjatë në botë, sa i përket kësaj moshe, transmeton Telegrafi.
Ai është i biri i basketbollistes Shweatlana, e cila me 2.18 metra është bërë femra më e gjatë në Indi, si dhe babait që tani ka rreth dy metra.
“Gjendja tij shëndetësore është e shkëlqyer, ne e dërgojmë për kontrollet e nevojshme të mjeku dhe e ushqejmë me dietë speciale”, ka thënë nëna tij lidhur me rastin.
Problemi tij kryesor është gjetja e rrobave dhe këpucëve, të cilat duhet të porositen ngaqë nuk gjendet në shitoret e zakonshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/bCjyl7Sy72Y