Tifozët e Manchester Unitedit nuk kanë qenë të kënaqur me lojën e Marouane Fellainit në javët e fundit, madje e kanë fishkëllyer mesfushorin duke treguar haptas pakënaqësinë për të.
Disa prej tyre kanë kërkuar që 29-vjeçari të largohet nga klubi dhe tashmë po spekulohet se ai mund të shkojë diku tjetër në janar.
Udhëtimi i tij i fundit i ka shtuar më shumë thashethemet rreth të ardhmes, duke qenë se ai është lidhur me një kalim te Milani.
Dhe të hënën, Fellaini është parë pikërisht në Milano me vëllanë e tij dhe disa miq.
Nuk dihet arsyeja e shkuarjes së tij në Itali, për shoping apo për t’i takuar punëdhënësit e ardhshëm. Kjo pritet të mësohet në vijim. /Telegrafi/