Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka dhënë përparësi një lëvizjeje për mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.
Fellaini mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe është gati të largohet nga Unitedi pas pesë sezoneve të kaluara në Old Trafford.
Transferimi si futbollist i lirë e ka bërë Fellainin një emër të nxehtë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të njohura.
Njëra ndër to është ajo italiane, Milani, që e sheh mesfushorin belg si shumë të rëndësishëm për sezonin e ri.
Sipas mediumit Corriere della Sera, trajneri Gattuso e ka shtyrë bordin e klubit për të bërë një ofertë për Fellainin, por kërkesat e belgut me ato të Milanit ende nuk po përputhen.
Veterani po kërkon 10 milionë euro për të nënshkruar për Milanin dhe kjo e ka habitur drejtorin sportiv të Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli.
Mirabelli ka paralajmëruar Gattuson se asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë nëse Fellaini nuk i heq dorë nga kushtet e tij.
Mesfushori 30-vjeçar belg gjithashtu ka oferta edhe nga Besiktas, Juventusi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/