Site icon Telegrafi

Felix i ka njoftuar miqtë se po shkon në Angli, Chelsea thuhet të ketë arritur marrëveshje verbale

(Foto: Rex)

Chelsea është i gatshëm të paguajë 10 milionë funte (11.35 milionë euro) për huazimin e Joao Felix nga Atletico Madridi.

Blutë janë po ashtu të gatshëm që ta mbulojnë rrogën e plotë për pjesën e mbetur të sezonit.

23-vjeçari dëshiron të largohet nga Atletico këtë muaj për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin Diego Simeone.

(Foto: Getty Images)

Dhe sipas Daily Record, ai tashmë u ka thënë miqve të tij se është duke shkuar në Angli.

Chelsea dëshiron ta përfshijë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Në ndërkohë, klubi spanjoll është duke pritur të shikojë nëse mund të marrë ofertë më të mirë.

Manchester Unitedi dhe Arsenali janë po ashtu të interesuar për shërbimet e portugezit. /Telegrafi/

Exit mobile version