Site icon Telegrafi

Felipe mori një karton të kuq të diskutueshëm pasi injoroi tre herë vërshëllimën e gjyqtarit Danny Makkelie

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe mori një karton të kuq të diskutueshëm nga Danny Makkelie pasi ai u duk se injoroi vërshëllimën e gjyqtarit në tre raste të ndryshme pas ndërhyrjes ndaj Sadio Mane.

Atletico u mposht nga Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B, duke bërë që Reds të kualifikohen tutje.

Diogo Jota kaloi Liverpoolin në avantazh në minutën e 13-të në Anfield pas një asistimi të shkëlqyer nga Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi anglez asistoi edhe tek goli i dytë i Reds, i cili u shënua nga Sadio Mane në minutën e 21-të.

Lexo po ashtu Liverpooli perfekt ndaj Atletico Madridit, katër ndeshje – katër fitore dhe siguron fazën tjetër

Pas këtij goli pritej një reagim nga Atletico, por ishte e kot pasi edhe u limituan nga largimi i një lojtari në minutën e 36-të.

Ishte mbrojtësi Felipe, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje nga mbrapa në Manen.

Mane u godit në thembër nga Felipe dhe Makkelie menjëherë vërshëlleu për ndërhyrje, me gjyqtarit që vërshëlleu tri herë dhe mbrojtësin që e injoronte.

Kjo e nervozoi gjyqtarin Makkelie, i cili pa asnjë hezitim iu ofrua brazilianit 32-vjeçar dhe e ndëshkoi me karton të kuq, me lojtarët e Atleticos që protestuan ndaj vendimit, por që asgjë nuk ndryshoi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OWMltMjyyiA&ab_channel=JuggernautFootball

https://www.youtube.com/watch?v=A1aRPr–oQ8&ab_channel=BellaByron

Exit mobile version