Mesfushori Felipe Melo, që ka bërë karrierë me skuadra të mëdha si Juventus, Inter dhe Galatasaray, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në Brazil ku luan te Palmerias.
I njohur si ‘Pit bulli’ dhe ‘Kasapi’, këtë herë ai ishte viktima, pasi u qëllua në kokë nga bashkëlojtari i tij.
Por ai tregoi trimëri dhe përkushtim për fanellën e Palmeiras që po e zhvillonte derbin kundër Corinthians.
Zhvillohej minuta e 28-të, kur Melo goditi rastësishëm me kokë shokun e tij të skuadrës, Yerry Mina.
Felipe Melo e pësoi shumë keq nga kjo goditje. Ai pësoi një prerje mbi vetull dhe ishte jashtë për disa minuta.
Çdo lojtarë tjerët do të dorëzohej, por ai edhe përkundër sugjerimit të stafit mjekësor, vazhdoi lojë me një fashë në kokë.
Pas pjesës së parë ai u kthye përsëri në fushë, por me plot 13 qepje në vetull.
Edhe përkundër që ai u mundua të jep më të mirën, skuadra e tij pësoi humbje 1-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aNnRYrw5GVI