Gjetja e unazës së përsosur të fejesës mund të jetë e vështirë dhe një përdoruese në TikTok u trondit kur zbuloi historinë pas unazës së saj.
Fejesa është një nga ngjarjet më emocionuese në jetë, por kjo grua mbeti e tronditur kur zbuloi se unaza e saj e fejesës kishte një të kaluar mjaft të çuditshme.
Ajo zbuloi për përdoruesit e saj se unaza në fakt ishte e njëjta me të cilën i kishte propozuar bashkëshorti ish të fejuarës së tij madje kjo unazë ishte bërë personalisht për dëshirën e ish-it.
@mrsbelleblake I don’t know what to do #husbandandwife #cheater #engagementring #wedding #diamond ♬ original sound – Belle Blake
Mes lotësh, ajo kërkonte këshilla nga përdoruesit në TikTok se çfarë të bënte.
Këtë informacion për të kaluarën e unazës ia kishte kumtuar bashkëshorti vetëm pasi u martuan.
Ndonëse e pranonte se unaza i pëlqente shumë, gruaja pohoi gjithashtu se i pëlqente një unazë tjetër të cilën donte ta kishte për fejesë. /Telegrafi/