Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, i ka dhënë fund beqarisë.
Artistja, e cila është pjesë e skenës tash e shumë vite, u bë e ditur se është fejuar.
Lajmi u njoftua përmes rrjeteve sociale, ku zbulon se personi që ia ka rrëmbyer zemrën quhet Mërgim.
Ndonëse nuk është fytyrë publike, thuhet se i njëjti jeton në Zvicër.
Deri më tani, Engjëllusha nuk kishte zbuluar asgjë për jetën private duke e mbajtur sa më hermetike për fansat e publikun.
Sidoqoftë, ajo ka qenë tejet e angazhuar me projekte muzikore si dhe me dasma e ahengje.
Bukuroshja prej disa vitesh interpreton së bashku me nënën e saj, artisten e mirënjohur, Shyhrete Behluli. /Telegrafi/