Telegrafi

Fejohet këngëtarja Dafina Rexhepi

Foto: Dafina Rexhepi/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dafina Rexhepi, ka kohë që nuk është aktive në muzikë.

Vite më parë, ajo publikonte shumë shpesh projekte muzikore derisa vendosi të pauzojë dhe të rikthehet sërish në vitin 2017.

Megjithatë, Dafina duket se nuk pa ndonjë interes më të merret me muzikë dhe iu përkushtua jetës private.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka bërë të ditur për fansat e saj në rrjetin social Instagram se të premten e datës 11 shtator ka marrë propozim nga i dashuri i saj.

Dafina ka publikuar momentin e shkëmbimit të unazave dhe puthjen romantike me të dashurin, pasi pranoi propozimin.

“Unë thash PO, 11.09.2020”, shkroi këngëtarja Rexhepi në mbishkrimin e fotografive.

Dafina Rexhepi i thotë “Po” partnerit pas propozimit për martesë (Foto: Dafina Rexhepi/Instagram)

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që Dafina dhe partneri i saj kanë pranuar nga ndjekësit.

Ky propozim i është bërë asaj nga partneri gjatë pushimeve që çifti po kalojnë së bashku në Greqi. /Telegrafi/