Telegrafi

Fejohet këngëtari Albi Xhepa (Foto)

Këngëtari Albi Xhepa u bë i njohur për publikun pas pjesmarrjes së tij në edicionin e tretë të spektaklit “The Voice of Albania”.

Më pas, ai e ka vazhduar karrierën e tij me nxjerrjen e disa këngëve të reja dhe klipe, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ai është shumë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, të cilat po bëjnë që karriera e tij të ecë si mos më mirë.

Ndërkohë, këngëtari Xhepa është shumë i plotësuar edhe në jetën private, pasi tashmë e ka gjetur personin e zemrës.

Dje (e premte) ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është fejuar me vajzën nga Gjakova Fabiol Qerkezin, gjersa ka publikuar një fotografi nga momenti i ndërrimit të unazave. /Telegrafi/

Fejohet Albi Xhepa. Foto nga Facebook.