Telegrafi

Fejohet Kastro Zizo, publikon imazhin duke i vënë unazën të dashurës

Kastro Zizo duket se po shijon lidhjen e tij më të re dhe ka vendosur që romancën ta çojë në nivel tjetër.

Këngëtari ka vendosur të fejohet dhe momentin e ka bërë të ditur në publik.

Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shihet i ulur në gjunj teksa i propozin për martesë të dashurës së tij, e cila duket tejet simaptike.

Kastro romantik? Këtë askush nuk e ka pritur, por duket se këngëtari është goxha i dashuruar.

Këngëtari ka një djalënga martesa e tij të parë, lidhje e cila i përfundoi me divorc.

Kastro duket se ka rigjetur dashurinë dhe shpejt mund të befasojë të gjithë ndoshta me një dasmë. /Telegrafi/