Site icon Telegrafi

Fejohet Harry Kane: Ajo tha ‘PO’ (Foto)

E dashura e Harry Kane i ka thënë ‘po’ propozimit për martesë të futbollistit të Tottenham Hotspur.

Përveç që pati një vit fantastik sa i përket karrierës, sulmuesi anglez është përmbushur edhe në jetën private.

Në muajin janar, ai dhe e dashura e tij, Kate Goodland, kanë pritur në jetë fëmijën e parë, Ivy Jane.

Ndërkaq, të shtunën, Kate e ka pranuar propozimin e tij për martesë.

Kane e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet i ulur në gjunjë në plazh me unazën në dorë.

“Ajo tha ‘PO'”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version