Këngëtarja Edita Sopjani është fejuar.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ku ka shfaqur unazën e saj të fejesës.
“Dhe unë thash po”, ka shkruar ajo duke bërë të ditur kështu se ka pranuar propozimin e të dashurit të saj.
Me këtë rast, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Edita ka qenë aktive për shumë vite me projekte muzikore, të cilat ndër vite janë pritur mirë nga publiku.
Ajo tash e sa kohë punon edhe si gazetare dhe moderatore në Radio Televisionin e Kosovës. /Telegrafi/