Site icon Telegrafi

Fenerbahçe vihet pas portierit shqiptar, Selmani mund të kalojë te gjiganti turk

I ka mjaftuar vetëm një sezon në Ligën e Parë të Turqisë, Gentian Selmanit me Menemenspor, për të rënë në sy të gjigantëve të Stambollit, Fenerbahce.

Selmani është gati të hedhë hapin e radhës të madh në karrierë, falë paraqitjeve të tij të mira në një klub që po shndërrohet trampolinë për futbollistët shqiptare.

Mediumi turk, Fanatik, raporton se drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur negociatat me Menemensporin për blerjen e “gardianit” 22-vjeçar, që e mbylli sezonin me 32 ndeshje si titullar në kampionat.

Ish-portieri i Laçit ka edhe një vit kontratë me ekipin nga Izmiri, që sigurisht do ta ketë të vështirë t’i rezistojë presionit edhe financiar të “Kanarinave të Verdha”.

Për Selmanin, sipas medieve turke, janë interesuar emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit evropian si: Bologna, Olympiacos, Spartak i Moskës dhe Krosnadar, pa harruar edhe Zoryan nga Ukraina.

Fenerbahce e sheh Selmanin se alternativë për portierin e parë, Altay Bayındır, por i cili nuk ka treguar formë të mirë këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version