Në Shqipëri dje (e premte) ka nisur “Sunny Hill Festival” që po mbahet për herë të parë atje.
Dy reperët e famshëm Italian, Fedez dhe Tananai ishin artistët kryesorë që performuan para fansave të mbledhur te parku i Liqenit Artificial.
Reperët dhuruar spektakël duke interpretuar disa nga hiteve të tyre më të njohura përpara adhuruesve të muzikës që ishin pjesëmarrës në festival.
Ndërkohë para performancës së tyre, Fedez bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 14 milionë fansa.
Në video ai dhe Tananai shihet duke bërë shqiponjën teksa dëgjohet duke folur fjalë në gjuhë shqipe.
“O vëlla, jemi shok”, dëgjohen duke thënë dy reperët.
Ndërkohë, përveç tyre natën e mbrëmshme ka performuar artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi, Capital T.
“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të tjerë të huaj dhe shqiptarë. /Telegrafi/