Site icon Telegrafi

Federico Dimarco hedh kandidaturën për golin e vitit

Inter është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Frosinones teksa kanë kaluar 45 minutat e para, sfidë kjo e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Teksa dukej që pjesa e parë do të përfundonte pa gola, në skenë doli Federico Dimarco u përkujdes që të shënojë njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni.

Ai e zuri portierin mysafir në befasi dhe nga një distancë tejet e largët arriti që të shënojë për rezultatin 1-0 duke bërë që “San Siro” ‘të shpërthejë’ në festë.

Ky ishte goli i tij i dytë në këtë edicion të ri të garave në Serie A, teksa ka edhe katër asistime.

Në rast fitoreje të Interit, ata do të kryesonin tabelën e elitës së futbollit italian me 31 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Juventusi në vendin e dytë që ka 29 sosh./Telegrafi/

Exit mobile version