Federico Chiesa ka arritur lartësinë e tij të mërkurën në mbrëmje pasi shënoi golin e fitores ndaj Atalantas në ndeshjen që Juventusit ia dhuroi trofeun e Kupës së Italisë.
Në një sezon të vështirë për ‘Zonja e Vjetër’, paraqitjet e Chiesas kanë qenë vazhdimisht të jashtëzakonshme, dukë shënuar 13 gola dhe duke dhënë 10 asistime.
Juventus do të paguajë me kënaqësi Fiorentinës plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij përgjithmonë.
Sidoqoftë, rruga e Chiesa për në majë ka qenë e vështirë, për shkak të krahasimeve me babanë e tij Enricon, ndërsa kishte momente që ai donte të hiqte dorë nga futbolli.
“Unë kam pasur një karrierë me ulje-ngritje si fëmijë”
“Në moshën 13 vjeçare kaloja një periudhë aspak të mirë. Unë shihja shokët e mi të ekipit duke u përmirësuar fizikisht dhe teknikisht, duke luajtur çdo të diel, ndërsa unë e kisha të vështirë të mbaj ritmin dhe më duhej të “zbrisja” për të luajtur me lojtarë që ishin një vit më poshtë për të pasur minuta”.
“Ishte aq e vështirë sa që mendova të hiqja dorë nga futbolli”.
“Me vendosmëri, ndihmën e prindërve të mi dhe të një trajnerit që më bëri të rritem shumë në nivelin personal, fillova ta konsideroj stërvitjen e përditshme si sfidën time personale dhe arrita ta ngjitesha”, ka treguar Chiesa për fëmijërinë.
Dhe tani, në moshën 23 vjeçare, karriera e tij po bëhet gjithnjë e më e mirë.
Ai ka regjistruar 58 gola dhe 39 asistime në 235 ndeshje me Fiorentinën dhe Juventusin, ndërsa zhvilloi një ndeshje të mirë par syve të Roberto Mancinit, disa javë para Kampionatit Evropian.
“Shokët e mi të skuadrës më përshkruajnë mua si lojtar më bujar se sa i talentuar. Unë jam i talentuar, por vlera ime e vërtetë është që çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje jap gjithçka”.
“Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam tani. Mendimi im është të ngre lart nivelet çdo ditë dhe kjo është ajo që më ka lejuar të bëj ndryshimin, duke shkuar në Juventus , një nga klubet më të mira në botë”, nënvizoi ai.
Buffon e kishte fituar Kupën e Italisë edhe më babanë e Federico Chiesas
Triumfi në Kupën e Italisë ishte një moment i hidhur për Gianluigi Buffon, i cili i dha lamtumirën e fundit Juventusit.
Portieri i madh ka fituar 21 trofe dhe ka zhvilluar 685 ndeshje me Juventusin.
Finalja e parë në Kupën e Italisë që ai e fitoi ishte me Parman në vitin 1999, së bashku Enrico Chiesan, babanë e Federicos, para se të fitonte të fundit së bashku me djalin e tij të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BbnkZU9BEsU&ab_channel=JuventusFC2021JuventusFC2021