Telegrafi

Federer siguron finalen e 12-të të Wimbledonit pas triumfit ndaj Nadalit

Roger Federer e ka mposhtur me rezultat 3-1 rivalin e madh, Rafael Nadal në gjysmëfinale të Wimbledonit, duke prekur kështu finalen.

Tenisti zviceran nuk njeh limite edhe përkundër 37 viteve, pasi ka treguar klas dhe profesionalizëm në fitoren ndaj Nadalit të premten mbrëma.

Federer ka siguruar finalen e Wimbledonit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Federer fitoi setin e parë me rezultat 7-6, ndërsa Nadal u përkujdes t’i barazojë shifrat me fitimin e setit të dytë 1-6.

Megjithatë, zvicerani tregoi se jo më kot është njëri nga më të mirët në histori, duke fituar në të tretin 6-3 dhe pastaj edhe 6-4 për të prekur finalen.

Nadal duke ia uruar fitoren Federerit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Kjo është finalja e 12-të e Federerit në Wimbledon, ndërsa tetë herë e ka fituar këtë turne.

Në finale, zvicerani që mbush 38 vjet në muajin e ardhshëm do të ndeshet me serbin Novak Djokovic. /Telegrafi/