Roger Federer ka triumfuar në finale të “ATP 1000 Shanghai”.
Tenisti zviceran u tregua shumë i mirë në takimin që e zgjati më tepër se një orë në shtetin kinez.
“Unplayable” @rogerfederer forehand!
The Swiss Maestro holding his ground….#SHRolexMasters pic.twitter.com/l9DDWGcAVV
— Tennis TV (@TennisTV) October 15, 2017
Federer ka triumfuar kundër rivalit të përbetuar spanjoll, Rafael Nadalit, të cilin e mposhti me lehtësi të madhe.
Tenisti 36-vjeçar triumfoi me rezultat 2-0, në sete (6:4, 6:3), e cila ishte ndeshja e tretë rresht që Roger nuk humb ndonjë set kundër Rafaelit.
Spanjolli ka uruar rivalin e tij, i cili po kalon nëpër një formë fantastike gjatë këtij viti.
https://youtu.be/BgSiyrVaBM8?t=4
“Para se gjithash do ta uroj Federerin, i cili po kalon një vit fantastik. Dua të falënderoj edhe organizatorët që u morën me neve gjatë këtyre dy jave”, tha Nadal.
Federer pohoi se është shkëlqyer që të kthehesh pas tre viteve dhe të triumfon sërish në këtë turne të Mastersit.
“Kam fituar edhe në vitin 2014. Është moment i shkëlqyer për të rikthyer në shtetin kinez dhe për të triumfuar. Dua ta përgëzoj mikun tim për paraqitjen. Shpresoj se do të takohemi me Nadalin edhe vitin e ardhshëm”, tha zvicerani.
Ata duket se do të vijojnë betejën mes tyre për ta mbyllur vitin 2017 në majën e renditjes, duke treguar se janë ikona të këtij sporti. /Telegrafi/