Telegrafi

Federer e fiton setin e parë, është në top formë (Video)

Roger Federer është treguar dominant ndaj Rafael Nadalit në setin e parë të duelit që po zhvillohet në kuadër të finales së Australian Open.

Federer dhe Nadal pas shumë kohësh janë përballë njëri-tjetrni në një nga duelet që besohet se mund të jetë i fundit i tyre.

Lexo po ashtu LIVE: Shiko finalen mes Federer dhe Nadal (Video)

Federer ka treguar formë më të lartë, sidomos në shërbime, teksa Nadal ka vuajtur me krijimin e balancit në goditjet e tij me ‘forehand’.

Federer e fitoi setin e parë me rezultat 6-4.