Telegrafi

Federer dhe Nadal po thyejnë rekorde në Roland Garros

Roger Federer dhe Rafael Nadal (Foto by Julian Finney/Getty Images for Laver Cup/Guliver)

Për vite me radhë, Roger Federer dhe Rafael Nadal po vazhdojnë të bëjnë histori në botën e tenisit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Paris.

Zvicerani dhe spanjolli, të cilët, nëse koha do të lejojë të premten do të paraqiten për herë të 39-të në gjysmëfinalet e turneut të hapur të Francës.

Nadal kundrejt Kei Nishikori do të luajë ndeshjen e 94-t në Roland Garros, e cila gjë është me të vërtetë mbresëlënëse duke marrë parasysh se ka 92 fitore.

Roger Federer dhe Rafael Nadal (Foto by Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, spanjolli ka barazuar rekordin me kampionen gjermane, Steffi Graf, e cila gjithashtu ka luajtur 94 ndeshje dhe ishte mbajtëse e rekordit.

Megjithatë, Roger Federer duket se ka vendosur të regjistrojë disa rekorde këtë vit. Në çerekfinale, ai mundi Stan Wawrinkan dhe në këtë formë u bë tenisti më i vjetër që ka arritur në gjysmëfinale që nga viti 1968, kur amerikani Rickard Poncho Gonzalez ka arritur në këtë fazën në moshën 40-vjeçare.

Ndryshe, dyshja do të takohen në kuadër të gjysmëfinales dhe pritet të jetë një spektakël pasi që kanë kaluar tetë vjet që nga takimi i fundit në Paris. /Telegrafi/