Site icon Telegrafi

Federata e Zvicrës: Shaqiri rezulton pozitiv me coronavirus

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është në izolim – ka bërë të ditur Federata Zvicerane e Futbollit (SFV).

Të gjitha mediat zvicerane kanë raportuar se mesfushori i Liverpoolit është infektuar me coronavirus dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe nga SVF.

“Xherdan Shaqiri ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim”, thuhet në njoftimin e Federatës.

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

“Masat strikte mbrojtëse dhe kërkesat e UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s për rikthim’ janë respektuar në mënyrë rigoroze që nga fillimi.

“Duke u bazuar në këtë, sqarimet janë duke ardhur nga autoritetet shëndetësore se si të veprohet”, thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

Shaqiri pritej të shënonte kthimin e madh në përfaqësuese, por kjo nuk do të ndodhë. Në vend të tij, trajneri Vladimir Petkovic pritet ta angazhojë Fabian Schar. /Telegrafi/

Exit mobile version