Site icon Telegrafi

Federata spanjolle vendos stadiumin për ndeshjen Spanjë – Shqipëri

Është vendosur më në fund stadiumi për ndeshjen Spanjë – Shqipëri.

Federata Spanjolle e Futbollit ka zgjedhur edhe stadiumin se ku do të presin Kombëtaren e Shqipërisë, takimi i vlefshëm për kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”.

Përballja Spanjë – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rico Perez” në Alicante.

Ndeshja është caktuar të zhvillohet më datë 6 tetor, teksa “La Roja” rikthehet të luajë në këtë stadium pas 2 vitesh, ku më herët në vitin 2015 ata kanë zhvilluar një miqësore përballë Anglisë, e fituar me rezultatin 2-0.

Stadiumi i Herkulesit, “Rico Perez” ka një kapacitet prej 29.500 vendesh, teksa përpara sfidës në tetor, Shqipëria do të luajë ndaj Lihteshtejnit dhe Maqedonisë.

Exit mobile version