Site icon Telegrafi

Federata Sindikale e Bujqve akuzon Ministrinë e Bujqësisë për keqpërdorim të buxhetit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po keqpërdor paratë dhe grantet të cilat janë të dedikuara për fermerët e për këtë mungojnë edhe 15 milionë euro.

Të paktën kështu po thonë Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, të cilët akuzojnë këtë dikaster për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe shfrytëzim të kundërligjshëm të buxhetit të shtetit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, në një konferencë për media para kësaj ministrie, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, tha se buxheti i planifikuar për fermerët po përdoret për punësime të paligjshme.

“Keqpërdorimi dhe vjedhja e parave të dedikuara për grante, subvencione dhe për projekte kapitale, si dhe shfrytëzimi i buxhetit për qëllime elektorale dhe politike, buxheti i planifikuar për fermerët përdoret edhe për punësime të paligjshme, aprovohen projekte pa mbulesë, duke e futur ministrinë në obligime për vitin 2020”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është keqpërdorur edhe kredia prej 12 milionë euro e Bankës Botërore për punësime të 20 punëtorëve dhe avancime të kundërligjshme në ministri.

Tahiri tha se me këtë fermerët e Kosovës po dëmtohen shumë. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version