Telegrafi

“Cristiano Ronaldo nuk kërcënoi se do të largohej nga kombëtarja”, Federata Portugeze përgënjeshtron lajmet

Portugalia ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga skuadra e tyre pasi u eliminua kundër Zvicrës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u la në stol nga Fernando Santos për ndeshjen e 1/8-tës në Kupës së Botës ndaj Zvicrës, pasi reagoi me zemërim pas zëvendësimit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me Korenë e Jugut.

Atij iu dhanë vetëm 17 minuta në fitoren e madhe 6-1, por zëvendësuesi Goncalo Ramos shënoi het-trik mahnitës dhe gazeta Record raportoi se Ronaldo kishte kërcënuar me largimi nga kampi portugez pas një bisede tensionuese me trajnerin.

Federata Portugeze e Futbollit ka thënë në një deklaratë zyrtare duke hedhur poshtë këto pretendime.

“Lajmet e publikuara këtë të enjte raportojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares. FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja në Katar”.

“Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të lojtarit me më shumë ndeshje te Portugalia u dëshmua sërish – nëse është e nevojshme – në fitoren ndaj Zvicrës, në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2022”.

“Kombëtarja – lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF-së – është, siç ka qenë që nga dita e parë”, thuhet në deklaratën e Federatës Portugeze.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar për meshkuj, me 118 gola në emrin e tij dhe ka bërë 195 paraqitje për vendin e tij gjatë 19 viteve të fundit. /Telegrafi/