Telegrafi

Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon statusin e Putinit si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka njoftuar zyrtarisht se ka pezulluar tashmë statusin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Rusia dhe presidenti rus vazhdojnë të marrin sanksione nga shumica e shteteve boterore, por edhe organizatat e ndryshme kulturore dhe sportive.

Të fundit që kanë vendosur sanksione janë Federata Nderkombëtare e Xhudos.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

Shtepia e sportit të xhudos ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se ka vendosur të pezullojë e statusit e Putinit si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Të gjitha këto sanksione për Rusinë dhe presidentin e tyre, Putinin, po vijnë shkaku që shteti rus ka pretendime për pushtimin e Ukrainës, teksa ka nisur luftën ndaj tyre para katër ditësh. /Telegrafi/