Site icon Telegrafi

Federata ia redukton dënimin Marcelos pas kërkesës së Realit  

Marcelo është larg formës që jemi mësuar të shohim!

Federata spanjolle e futbollit ka aprovuar kërkesën e Real Madridit për zvogëlimin e dënimit për mbrojtësit Marcelo, i cili mori karton të kuq në fundjavë.

Real Madridi ka marr lajme të mira për çështjen Marcelo. Fillimisht mbrojtësi brazilian ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2022, ndërsa tani erdhi konfirmimi i reduktimit të dënimit.

Lexo po ashtu Marcelo dënohet me dy ndeshje moslojë shkaku i kartonit të kuq

Marcelo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje ndaj Levantes dhe La Liga e dënuan me dy ndeshje moslojë.

Lexo po ashtu Marcelo zgjedh lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta

Megjithatë, braziliani nuk do t’i vuaj dy ndeshjet moslojë, pasi federata ia ka reduktuar dënimit në vetëm një ndeshje.

Mbrojtësi brazilian do të mungoj në ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedadit, por do kthehet të mërkurën ndaj Real Betisit. /Telegrafi/

Exit mobile version