Telegrafi

Federata Gjermane reagon ndaj deklaratave të Ozilit: Na vjen keq që u larguat nga kombëtarja, por refuzojmë çdo lidhje me racizmin

Mesut Ozil - Oliver Bierhoff (Getty Images)

Federata Gjermane e Futbollit [DFB] është përgjigjur të hënën ndaj akuzave të Mesut Ozil në lidhje me racizmin, duke e mohuar këtë, teksa kanë shtuar se do të ishin të lumtur po që se lojtari do mbetej pjesë e kombëtares.

Ozil deklaroi gjatë të dielës pensionimin nga kombëtarja gjermane pas presionit të bërë në lidhje me disa fotografi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Mesfushori kreativ u ndie i pafuqishëm përball akuzave të mëdha nga të gjithë akterët gjerman, teksa drejtuesit e futbollit gjerman i akuzoi për racizëm.

Lexo po ashtu Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i federatës gjermane të futbollit, të cilët kanë mohuar lidhje me racizëm dhe thotë se u vjen keq që Ozil u largua nga kombëtarja.

“Fotot me presidentin turk Erdogan ngritën shumë pyetje në shoqërinë gjermane. Ne pranojmë se DFB mban një pjesë të fajit për këtë”.

Fotografia e Ozilit me Erdoganin

“Na vjen keq që Mesut Ozil kishte ndjenjën se ai nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm nga sloganet raciste – siç ishte dikur Jerome Boateng”.

“Por, ishte e rëndësishme që Ozil të jepte përgjigje për temën, siç bëri Ilkay Gundogan pavarësisht rezultatit në Kupën e Botës në Rusi. Në DFB, ne fitojmë dhe humbasim së bashku, të gjithë si një ekip”.

Khedira duke e ngushëlluar Ozilin pas eliminimit nga Botërori (Getty Images)

“DFB do të ishte i lumtur nëse Mesut Ozil do të mbetej pjesë e skuadrës, por ai vendosi të mos bëjë kështu”.

“Ne e respektojmë atë dhe është një shenjë e respektit që i lëmë disa nga deklaratat, por se ne nuk pajtohemi me përmbajtjen dhe tonin pa komente në publik”.

Lexo po ashtu Ozil reagon zyrtarisht pas akuzave për takimin e tij me Erdoganin: Kam një zemër gjermane dhe një turke, folëm vetëm për futbollin

“Ne refuzojmë fuqishëm çdo lidhje të DFB-së me racizmin. DFB ka qenë shumë e përfshirë në punën e integrimit në Gjermani për shumë vite”.

“DFB-së i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga skuadra kombëtare, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë e shoqatës tonë për të vazhduar punën e suksesshme integruese”, thuhet në reagimin e DFB-së. /Telegrafi/