Federata Gjermane e Futbollit [DFB] është përgjigjur të hënën ndaj akuzave të Mesut Ozil në lidhje me racizmin, duke e mohuar këtë, teksa kanë shtuar se do të ishin të lumtur po që se lojtari do mbetej pjesë e kombëtares.
Ozil deklaroi gjatë të dielës pensionimin nga kombëtarja gjermane pas presionit të bërë në lidhje me disa fotografi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Mesfushori kreativ u ndie i pafuqishëm përball akuzave të mëdha nga të gjithë akterët gjerman, teksa drejtuesit e futbollit gjerman i akuzoi për racizëm.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i federatës gjermane të futbollit, të cilët kanë mohuar lidhje me racizëm dhe thotë se u vjen keq që Ozil u largua nga kombëtarja.
“Fotot me presidentin turk Erdogan ngritën shumë pyetje në shoqërinë gjermane. Ne pranojmë se DFB mban një pjesë të fajit për këtë”.
“Na vjen keq që Mesut Ozil kishte ndjenjën se ai nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm nga sloganet raciste – siç ishte dikur Jerome Boateng”.
“Por, ishte e rëndësishme që Ozil të jepte përgjigje për temën, siç bëri Ilkay Gundogan pavarësisht rezultatit në Kupën e Botës në Rusi. Në DFB, ne fitojmë dhe humbasim së bashku, të gjithë si një ekip”.
“DFB do të ishte i lumtur nëse Mesut Ozil do të mbetej pjesë e skuadrës, por ai vendosi të mos bëjë kështu”.
“Ne e respektojmë atë dhe është një shenjë e respektit që i lëmë disa nga deklaratat, por se ne nuk pajtohemi me përmbajtjen dhe tonin pa komente në publik”.
“Ne refuzojmë fuqishëm çdo lidhje të DFB-së me racizmin. DFB ka qenë shumë e përfshirë në punën e integrimit në Gjermani për shumë vite”.
“DFB-së i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga skuadra kombëtare, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë e shoqatës tonë për të vazhduar punën e suksesshme integruese”, thuhet në reagimin e DFB-së. /Telegrafi/