Akil Gjakova është kampion evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë për moshat nën 23 vjeç. Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në garën e zhvilluar në Gyor të Hungarisë.
Duke vazhduar me formën fantastike të shfaqur gjatë këtij viti, ai fitoi me Ippon ndaj kundërshtarit nga Azerbajxhani, Rufat Mamadov.
“Se fituesi i Grand Slamit në Paris fitoi edhe një medalje në Kampionatin Evropian U-23, nuk ishte befasi e madhe. Objektivi i tij ishte që ta kompletonte setin e medaljeve dhe kosovari 22-vjeçar e arriti këtë me një performancë të jashtëzakonshme (2016 e bronztë, 2017 e argjendtë, 2018 e artë).
“Shijoni koleksionin më të mirë të Akil Gjakovës”, shkruan në një postim në faqen e Federatës Evropiane të Xhudos.
Postimi i publikuar në Facebook është shoqëruar me një video, në të cilën janë përmbledhur disa prej performancave më të mira të xhudistit tonë.
Suksesit të Akilit i është gëzuar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka shpërndarë koleksionin me paraqitjet e Gjakovës.
“E kam potencuar gjithmonë që edhe Evropa do jetë krenare me vlerat tona!””, ka shkruar trajneri në postimin e tij.
/Telegrafi/