Telegrafi

Federata e Spanjës i konfirmon FFK-së se ndeshja ndaj Kosovës do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s

(Foto: ffk-kosova.com)

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF).

Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Lexo po ashtu FFK reagon për provokimin e sotëm të spanjollëve: Luajmë me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet

Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira, si në Sevilla po ashtu edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

Lexo po ashtu Mediat spanjolle zbulojnë detaje tjera tronditëse për organizimin e ndeshjes me Kosovën në lidhje me flamurin, himnin dhe mediumet shtetërore