Derbi më i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si El Clasico mund të luhet jashtë Spanjës këtë edicion, shkaku i vonesave për përfundimin e rinovimit të stadiumit Camp Nou.
Sipas gazetës Sport, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) thuhet se është e hapur ndaj propozimit të Barcelonës për organizimin e El Clasicos jashtë shtetit.
Për shkak të vonesave në rindërtimin e Camp Nout, Barcelona mund të mos e ketë gati stadiumin deri më 11 maj.
Si rezultat, klubi po mendon ta zhvendosë ndeshjen në një vend ndërkombëtar.
🤝 La Federación escuchará la propuesta del Barça sobre un clásico fuera de España tras la imprecisión de la vuelta al Spotify Camp Nou
✍️ @Jordigil https://t.co/ap7jKqhkze
— Diario SPORT (@sport) January 24, 2025
Ndërsa Barcelona mbetet e fokusuar në përfundimin e Camp Nou në kohë, ata po përgatisin gjithashtu plane emergjente. RFEF thuhet se është e hapur ndaj idesë.
Planet e Barcelonës varen nga sigurimi i miratimit nga RFEF dhe La Liga.
Federata Spanjolle thuhet se nuk është kundër propozimit, i cili do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm për ndeshjen ikonike. /Telegrafi/