Site icon Telegrafi

Federata e Rumanisë e përfshinë politikën në futboll për ndeshjen me Kosovën në kualifikimet e “Euro 2024”

Federata e Rumanisë i ka dhënë kaheje politike ndeshjes me Kosovën në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Gjermani në vitin 2024.

Sipas asaj që raporton gsp.ro, federata rumune nuk dëshiron të përballet me Dardanët, pasi nuk e njohin pavarësinë e vendit tonë.

Por, mediumi ka kontaktuar organin më të lartë në futbollin rumun, ku ata deklarojnë se do të diskutojnë me qeverinë e vendit të tyre dhe do të marrin vendin se a do të përballen me Kosovën apo jo.

 

“Duke marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova u caktuan në të njëjtin grup në shortin e paraprak të EURO 2024, ngjarje kjo e zhvilluar dje, më 9 tetor, dhe duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë dhe të mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën, në Grupin I”, thuhet në reagimin e tyre dhënë mediumit gsp.ro.

Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, pretendon se kombëtarja e Edi Iordanescu nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtares së Kosovës.

 

“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Burime të gsp.ro nga brenda federatës rumune zbuluan se çfarë do të rrezikonin nëse vendosin të mos luajë kundër Kosovës.

“Mos paraqitja në një ndeshje për arsye politike do të çonte në përjashtimin e federatës rumune nga UEFA. Ndërhyrja politike në futboll nuk pranohet nga UEFA”, i kanë bërë të ditur mediumit persona brenda federatës rumune. /Telegrafi/

Exit mobile version