Kosova e ka filluar edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me barazim 1-1 kundër Moldavisë.
Moldavët arritën të kalonin në epërsi pas vetëm 19-të minutash lojë në Parma të Italisë edhe pse takimi po dominohej nga ne.
‘Dardanët’ filluan të këndellen dhe kërkuan që të barazonin rezultatin, dukë pasur raste të njëpasnjëshme.
Pjesa e dytë pati një ritëm edhe më të lartë dhe kjo gjë u shpërblye në minutën e 71-të kur Valon Berisha asistoi për Benjamin Kolollin që shënoi gol të bukur.
Pas barazimit me tanët, federata e Moldavisë ka reaguar në rrjetin social Facebook se fituan një pikë të rëndësishme.
Barazim 1-1 në Parma! Moldavia luftoi dhe mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen me Kosovën! Bravo djema”, thuhet në postimin e tyre.
Liga C, Grupi 3, kishte të gjitha ndeshjet me barazim, pasi edhe Greqia e Sllovenia luajtën pa gola. /Telegrafi/