Site icon Telegrafi

Federata e Egjiptit pret rikthimin e Salah pas tri javësh

Egjipti shpreson që superylli Mohamed Salah do të jetë gati për të performuar në Kupën e Botës.

Shpresa të mëdha te shteti i Egjiptit për përfaqësimin e tyre në futboll janë pikërisht te Salah.

Federata e Egjiptit me anë të një komunikate ka konfirmuar se ka nisur rikuperimi i Salah.

Sipas njoftimit ai nuk do të mungojë më shuëm se tri javë për dëmtimin e pësuar në krah në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramos, i cili u kritikua për ndërhyrjen në yllin e Liverpoolit.

Sulmuesi egjiptian u shpall edhe lojtari i vitit në Ligën Premier dhe të gjitha shpresat e kombëtares së Egjiptit janë mbi supet e pikërisht Salahut.

Kampionati Botëror fillon më 11 qershor dhe Telegrafi do të vijë me një edicion special kushtuar Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi, ashtu siç e do edhe tradita. /Telegrafi/

Exit mobile version