Telegrafi

Federata e ‘Bodybuildingut’ të Kosovës i ndan mirënjohje Diellza Kolgecit

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Bukuroshja kosovare Diellza Kolgeci e ka vërtetuar shumë herë zotësinë e saj në fusha të ndryshme.

Ka provuar në modelizëm, aktrim e muzikë, por nuk mbetet keq as në sport.

Linjat e saj perfekte dhe vija e trupit janë si rezultat i ushtrimeve të rregullta që Kolgeci bën, ndërsa shpesh ka folur për sportet që ka më së shumti pasion, ku ndër to ka veçuar tenisin.

Bukuroshja Diellza Kolgeci është gjithmonë në top formë, kjo falë ushtrimeve dhe sportet që zhvillon (Foto: Diellza Kolgeci/Facebook)

Në qytetin e Prizrenit sot (e diel) është mbajtur gara e ‘bodybuldingut’ për meshkujt dhe femra, ndërsa e pranishme ka qenë edhe Diellza si mbështetëse e këtij sporti atraktiv.

Federata e ‘Bodybuildingut’ dhe Fitnesit të Kosovës i ka ndarë një mirënjohje bukuroshes kosovare për kontribut me pjesëmarrjen e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Diellza përmes një fotografie të publikuar në SnapChat, ku shfaq mirënjohjen e pranuar, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se nuk e di se cili sport tjetër i ka mbetur pa provuar.

Foto: Diellza Kolgeci/SnapChat

Mirënjohjen e saj e ka nënshkruar Presidenti i Federatës së ‘Bodybuldingut’ dhe Fitnesit të Kosovës, Esat Lata. /Telegrafi/